LSDM: Gruevski pranoi se ka urdhëruar që të incizohet Zaev

LSDM me anë të një letre ka reaguar pas konferencës për shtyp të kryeministrit Nikolla Fruevski, për “bombat e Zaevit.

“Gruevski vërtetoi përgjimin jolegal të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Gruevski e vërtetoi përmbajtjen e përgjimeve nga ana e DSK-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së pas konferencës për shtyp të kryeministrit Nikolla Gruevski.

LSDM në reagim shkruan se Gruevski pranoi se ka porositur incizimin e kryetarit Zaev në kabinetin e tij, dhe tha se për disa dëshmi ka mësuar nga Prokuroria, me çka vërtetoi se ka ndërhyrë në gjyqësorë. LSDM i inkurajon qytetarët që pa dallim përkatësisë politike ta kundërshtojnë qeverisjen e kushërirëve Mijallkov-Gruevski për qëllime personale, njofton lajmpress.

“LSDM është e vendosur, ‘E vërteta për Maqedoninë” do të zbardhet” përfundon reagimin LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button