ISHP paralajmëron fushatë për testimin falas të grave kundër kancerit

Në pajtim me Programin për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, në Republikën e Maqedonisë po zbatohet skrining falas me PAP test për gratë e një grup moshe të caktuar, njofton Instituti për Shëndet Publik. Sipas detyrave që përfshin ky program për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës, këtë vit PAP test falas do mund të bëjnë gratë në moshë nga 24 deri në 35 vjet.

PAP testi ose testi Papanikolau është një metodë e lehtë dhe jo e dhimbshme për marrjen e strishios nga qafa e mitrës për të bërë analizë mikroskopike të qelizave dhe për të zbuluar procese inflamatore, shkaktarë të infeksioneve, ndryshime beninje dhe malinje dhe ndryshime të tjera histopatologjike.

Kontrolli gjinekologjik me PAP test jo vetëm që mundëson zbulim të kancerit në qafën e mitrës në një fazë të hershme, por edhe zbulim të lezioneve parakancerogjene të cilat mund të shërohen lehtë.

Në vendet, sidomos ato të zhvilluara, ku ky program për skrining po zbatohet me sukses, është vënë re një rënie dramatike e incidencës dhe vdekshmërisë nga kanceri në qafën e mitrës.

Bëni PAP testin. Zbulimi i hershëm mund t’jua shpëtojë jetën!

Gjinekologët amë i ftojnë gratë për tu kontrolluar duke u dërguar atyre ftesa në shtëpitë e tyre. Gruaja mjafton të tregojë interes, kujdes për shëndetin e saj dhe ta vizitojë gjinekologun e saj.

  • VIZITOJE GJINEKOLOGUN TËND
  • BËJ PAP TESTIN
  • NËSE ENDE NUK KE NJË GJINEKOLOG AMË, ZGJIDHE TANI
  • BËJ PAP TESTIN
  • MUNDE KANCERIN
  • JETO SI NJË GRUA E SHËNDETSHME

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button