LSDM: Gruevski i frikësuar, vërteton skandalet e tij dhe të bashkëpunëtorëve

“Gruevski i vërtetoi të gjitha skandalet lidhur me të dhe disa bashkëpunëtorëve të tij dhe në mënyrë të padenjë mundohet të arsyetohet për hapat e turpshëm që tmerruan opinionin”, thotë LSDM-ja në reagimin e saj pas deklaratës së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas LSDM-së, Gruevski konfirmoi përgjimin masiv të qytetarëve të Maqedonisë.

“Gruevski po ashtu vërtetoi përmbajtjen e përgjimeve nga ana e DBK-së. Nga bisedat e njëjta opinion dëgjoi për vendime gjyqësore të montuara për procese politike të montuara kundër atyre që mendojnë ndryshe, përgjimin masiv të më se 100 gazetarëve, për këtë Gruevski nuk ka përgjigje për këtë arsye ai I heshti”, thotë LSDM-ja.

Sipas LSDM-së, Gruevski vërtetoi se ai ka porositur inçizimin e  liderit të partisë LSDM Zoran Zaev.

“Nikolla Gruevski është I frikësuar se qytetarët e panë fytyrën e tij dhe fytyrat e bashkëpunëtorëve të ngushtë partiak. Është I frikësuar se është çështje kohe kur bashkëpunëtorët do t’ia kthejnë shpinën. Për këtë arsye në konferencën për shtype u mundoheshe të arsyetojë që të mos nxitohet me konkluzione”, thotë LSDM-ja.

LSDM-ja inkurajon të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë politike të kundërshtojnë qeverisjen e ngurtë të kushërirëve Gruevski dhe Mijallkov.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button