Letër nga fëmiu i palindur

Shkrim nga një grua e re (J.M)tetovare që nuk arriti ta shijoj ndjenjën e të qenurit NËNË

12 Dhjetor
Sot u krijova. Jam këtu, tashmë dhe unë ekzistoj sa ndjenjë e pa përshkruar. Por nëna dhe babai nuk e dinë akoma se unë ekzistoj. Jam më i vogël se një farë molle por s’ka problem e rëndësishme është se unë ekzistoj.
Ekzistimi në këtë botë mua më mjafton. Akoma nuk dihet se çfarë gjinie do jem mashkull apo femër. Fytyra ime akoma nuk është krijuar por arrij ta ndjejë ekzistimin tim. Ndoshta do bëhem një vajzë dhe në pranverë do mbledh lulet më të bukura në botë apo një djalë i mbarë që do i ndihmoj babit.

13 Dhjetor
U rrita pak por për të lëvizur nuk lëviz dot akoma. Nëna akoma nuk e di por unë ushqehem me gjakun e saj. Gjaku i ngrohtë i saj që qarkullon nga zemra më vjen mua. Që tani i ndjej rrahjet e asaj zemre që do më dojë mua kur të dal në botë. Nëna do më dojë shumë, lindja ime do bëhët një suprizë e bukur për të.

15 Dhjetor
Filloi të m’i japë formë gojës time një dorë që nuk e kam parë hiç. Ndjej në buzët e mia prekjet e asaj dore. Aty ku prek kjo dore më merr formë buza gjuha etj… mendoni pak pas një viti aty ku prek kjo dorë tani, do ketë buzëqeshje. Sot jam më i/e lumtur, sot më ka filluar një rrahje në trup, më duket se kjo është zemra ime e cila tashmë ka filluar të më rrahë. Kjo zemër gjithë jetën do rreh në këtë mënyrë pa pushim. Zemrën time do e mbush plot me dashuri ashtu si nëna ime. Po ta dinte nëna se tashmë po i rrahin dy zemra në trupin e saj vallë sa do u gëzonte. Nënë a nuk më dëgjon ti mua?

19 Janar
Aaaah më në fund sa mirë shkoj nëna te doktori. Më duket se e kuptoj se jam unë këtu sa bukur. Aa sa bukur doktori më pa mua në një ekran të veçantë. E paska emrin eko sa çudi! Shih shih më nxorri dhe në fotografi. Uaaa sa qeeejf nëna bashke me gjyshen u gezuan pa mas.Mos ki merak ti nënë se pa u bërë mirë një vit do jem në krahët e tu. Nënë nuk duroj dot deri ditën që të lindë e të hyj në krahët e tua. Uraaaa tashmë e din dhe babai se unë ekzistoj, edin gjyshërit, halla e tezja ime sa qeejf të gjithe u gëzuan. Por asnjëri nuk e dinë se unë çfar jam, djal apo vajzë. Do u bëj surprizë atyre. Ah sa do gëzohen kur të lindi.

26 Janar
Sot mu plotësua fytyra. Tashmë kam dy sy të bukur një hundë të vogël, kam buzë kam faqe te kuqe. Kushedi se kujt di i ngjasoj nënës apo babait. Kjo pak rëndësi ka, këto dit ky ajër po me pengon shumë saqë nuk mundem te mar frryme lirshëm sa keq.

7 Shkurt
Tashmë mund të shoh përreth edhe pse jam akoma sa një kokërr groshe. Gjithandej qenka shumë errësirë por ska problem, unë edhe kështu jam e\i lumtur. Jam e\i lumtur sepse ekzistoj. Pas një kohe shumë të shkurtër do arrij të shikoj dritën e diellit,. Nënë, baba edhe juve do arrij tu shoh pasi të lindi e të rritëm pak… Nuk mund ta paramendoj nëna ime sot ka shume dhimbje me duket se edhe asaj po i pengon shumë ajri i ndotur i këtij qyteti, dhe unë i ndjej dhimbjet e saja. Sikur po më shkatron dalngadalë edhe mua.

12 Shkurt
Nënë tani mund t’i dëgjoj rrahjet e zemrës tënde. Ti a m’i dëgjon dot rrahjet e zemrës time? Kam filluar të njoh dhe zërin tënd. Sa të ëmbël që e kë zërin nënë, nuk kam dëgjuar ndonjë herë një zë kaq të ëmbël. Sa qejf degjoj të gjithë se flasin për mua, mezi presin të më ken në krahët e tyre….Nënëëëëë jam shumë e\i mërzitur un nuk jetoj prej tani,ky ajër shkatroi çdo gje timen kurse ti mendon se jam ende pjese e ytja dhe vazhdon të kujdesesh për mua sa rëndëë.

16 Shkurt
Nëna ime bashkë me gjyshen shkojnë në një kontrollim te mjeku me shpresën dhe dëshirën se do mësojnë gjëra të reja për mua dhe se do mësojnë sa jam rritur unë. Për fat të keq ata marin lajme trishtuese, madje nëna filloi të qajë. U mërzite tejmase por kot, ajri i ndotur mua më kishte shkatëruar dhe nuk më kishte lënë asnjë qelizë të gjallë. U mërzitën të gjithë nga kjo ngjarje madje nëna nuk mund ta mer veten. Ishte shumë e trishtuar vetëm qante, duhej të pregaditej për nesër të abortoj. Copat e ngelura të frytit të saj që cdo ditë e më shumë e ëndërronte jetën me mua…

17 Shkurt
Nëna shumë e mërzitur tërë natën ka qarë, tërë natën nuk mund ta besonte atë cka po i ndodhte se bashku me babain dhe gjyshet shkuan në spital dhe ëndrra e saj u shua, zemra e saj u thye dhe shpirti i saj u shkatrua… Ajo ka shumë dhimbje te cilat mezi po i përballon kurse dhimbja shpirterore thot qe nuk do i shërohet ASNJEHERË.

NËNË KY AJËR MA SHKATROI JETËN TË CILËN E DOJA SHUMË, MADJE MEZI PRISJA TE JEM NË KRAHËT TUAJ…O NJERËZ UN IKA PËR TË MOS U KTHYER KURR, POR NUK DUA QË EDHE TË TJERËT TË PËRJETOJN DHIMBJEN TIME DHE TË PRINDËRVE TË MI PËRSHKAK AJRIT TË NDOTUR…

Çdo abort është një zemër që nuk do të rrah më, dy sy që nuk do shikojnë botën, dy duar që nuk do të prekin kurrë, dy këmbë që nuk do munden të vrapojnë, dy buzë që kurrë nuk do të mund të flasin.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button