Maturantët në Kumanovë do të protestojnë kundër provimit të matematikës

Nxënësit e shkollave të mesme në Kumanovë paralajmëruan edhe një protestë në orën 12 në sheshin e qytetit, kundër provimit të obliguar të matematikës në maturën shtetërore.

Protesta do të vazhdojë deri në degën e Ministrisë së Arsimit në Kumanovë ku do të dorëzohet kërkesa e maturantëve për takim dhe diskutim gjatë përgatitjes së ligjit të ri.

Ato të përkrahur edhe nga profesorët marshojnë rrugëve të Kumanovës me transparente “Jo për matematikën”.

Ata kërkojnë që provimi i maturës shtetërore të jetë ashtu si më paru ku nxënësit mund vet të zgjedhin për lëndën që dëshirojnë të hynë në provim.

Lajme të ngjashme

Back to top button