“Berliner Cajtung”: Maqedonia vendi i një diktature të vërtetë

Gazeta gjermane “ Berliner Cajtun” i kushton një tekst të gjatë raportit të qeverisë ndaja tyre që mendojnë ndryshe. Autori tekstit Norbert Maps – Nidek , fillon me rastin e Aleksandar Dinevskit të cilin e llogarit si aktivist kund korrupsionit që është në burg nga shtatori i vitit 2013. Dinevski që në vitet e 90 ka braktisur shërbimin policor sepse nuk ka mundur të durojë ndërhyrjen e vazhdueshme të politikanëve në punën e tij.

Në vitin 2014 është dënuar me katër vite e gjysmë burg për shkak se së bashku me ish drejtorin e Agjencisë për luftën kundër larjes së parave ka mbledhur dokumentacionet të cilët tregojnë pagesën e mitos nga shitja e Telekomit maqedonas në vitin 2001 dhe ato dokumente ja ka dhënë një gazetari.

“Berliner Cajtung” shkruan se gjykata nën shoqërinë kriminale ka kuptuar lidhjet e rrjetit që është në kontakt me përfaqësitë e BE-së dhe OSBE-së në vend si dhe me misionin policor të BE-së, Proksima e cila në luftën kundër krimin jep informacion qeverive të vendeve të BE-së. Sipas kësaj gazeta burgosja do të vijë për shkak se bëhet fjalë për një armik.

“Në Maqedoni vendi kandidat për aderim në BE punët i shkojnë njëjtë si Bjellorusisë dhe Egjiptit”, thuhet në tekstin e gazetës gjermane.

Gazeta potencon vendin e 117 të Maqedonisë për sa i përket lirisë së shtypit, menjëherë pas Kongos dhe Taxhikistanit.

“Berliner Cajtung”  përmend edhe rastin e gazetarit Zoran Bozhinovski, kërcënimin për procedurë gjyqësore kundër liderit të opozitës Zoran Zaev me arsyetimin e përgjimeve ilegale. Autori I tekstit shpreh edhe shqetësimin e qeverisë gjermane se përveç shoqatave joqeveritare të padëshiruara, qeveria atakon edhe opozitën parlamentare.

“Viktimat e ndjekjeve në Maqedoni tashmë kanë marrë azil politik në Gjermani. Në mesin e tyre është edhe një oficer policor nga pakica shqiptare.  Maqedonia me gjendjen katastrofale të të drejtave të njeriut kalon aq lehtë për shkak se BE mbetet në kurthet e qeverisë”, shkruan gazeta gjermane “Berliner Cajtung.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button