Rama: Pa Ballkanin Europa më e brishtë

Në Tiranë ka nisur sot takimi informal i ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore.

Ky takim është përshëndetur edhe nga kryeministri Rama, i cili tha se Shqipëria është e vendosur të kontribojë për një Europë të fortë dhe të bashkuar.

Sipas tij, pa vendet e Europës Juglindore, Bashkimi Europian është më i brishtë, ndaj nga Ballkani duhen bërë përpjekje për t’u dëgjuar dhe forcuar bashkëpunimin.

Pas këtyre deklaratave kryeministri Rama u takua me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili merr pjesë në këtë takim./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button