Vajza një vjeçare po verbërohet, nuk e dërgojnë në mjekim jashtë vendit

Medina Sinanovska, vajza një vjeçare nga Prilepi po lufton që ta ruajë shikimin disa muaj me radhë. Mjekët që nga nëntori, vitin e kaluar kanë zbuluar se ka tumor, por nuk mund të vërtetojnë se për çfarë lloji bëhet fjalë dhe si të mjekohet.

Sipas nënës së saj Filizina Alioska, nga fillimi i muajit tetor deri ka mesi i muajit nëntor vajza ka qenë e hospitalizuar 35 ditë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve por nuk ka ndonjë terapi apo diagnozë të saktë.

Nëna duke u frikësuar për shëndetin e vajzës, e ka lëshuar spitalin dhe ka filluar betejën me institucionet me qëllim që sa më shpejtë të fillojë mjekimi i vajzës.

“Kemi dërguar letër në ministrinë e shëndetësisë dhe kemi kërkuar të na tregojnë se me çka duhet të mjekohet vajza, sepse ajo është në ter, çdo ditë e më shumë ajo po shuhet, por nuk kemi përgjigje. Un kërkoj drejtësi dua që edhe fëmija im të sheh dritën e botës. Nëse nuk janë të gatshëm këtu atëherë le të më ndihmojnë ta dërgoj vajzën jashtë dhe ta shëroj fëmijën tim”, thotë Filizana.

Lajme të ngjashme

Back to top button