Qeveria kontradiktore me Brukselin për anulimin e takimit Gruevski – Junker

Praktikat e takimeve bilaterale ndërkombëtare tregojnë se rrethanat politike të një vendi në raste të rralla kanë shtyrë nikoqirët që të shtyjnë takimet e paralajmëruara më parë, përveç rasteve të ndryshimeve dramatike. Një javë nga paralajmërimi i takimit midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, Brukseli konfirmon se ky takim nuk do të mbahet.

Ngjarjet e fundit dhe tensionet historike opozitë-qeveri, të dërguarit e BE-së e trajtojnë për nga dimensioni politik dhe pasojat që mund të lë për sigurinë.

Ndërkombëtarët, sipas reagimeve kërkojnë që të bëhet kanalizimi i procesit, drejt një debati që duhet të përfundojë me një kompromis të palëve të përfshira në përplasjet disavjeçare që kohën e fundit po e fusin vendin në një krizë të thellë politike.

Arsyet që shtron qeveria janë kontradiktore me deklarimet e zëdhënëses së KE-së, Mina Andreeva.

Sipas zëdhënësit të qeverisë Aleksandar Gjorgjiev takimi Junker Gruevski shtë anuluar pas një marrëveshje të përbashkët.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të institucioneve evropiane . Duke e pasur parasysh se vetëm para disa ditëve për vizitë në Maqedoni ishte euro komisari Johanes Han, bashkërisht është konstatuar se për takimin Gruevski – Junker duhet të lihet një hapësirë më e madhe”, tha Aleksandar Gjorgjiev.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Mina Andreeva në një konferencë për shtyp informoi se kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker, ka anuluar takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski. Sipas saj tani nuk është momenti adekuat për takimin për shkak të zhvillimeve  politike në Maqedoni.

LSDM-ja konsideron se duke e vlerësuar anulimin e takimit  j ashtë fjalorit diplomatik, bashkësia ndërkombëtare nuk e konsideron më Gruevskin për kryeministër të RM-së.

“Ashtu siç e shihni, për 20 shteti ynë zihet tërësisht, shumë vëmendshëm i hapim të gjitha temat në lidhje me përgjimet. Gjatë kohë opinioni ka qenë në dyshimin se a i posedon Zaevi bombat e ashtuquajtura, por e patë edhe vetë se çfarë ndodhi pas publikimit. Kryesia e VMRO-së janë të vetmit që investojnë për zmadhimin e çrregullimit në shtet, përmes krijimit të shoqërive të ndryshme të cilat thirrin në ndarje të mëtejshme  të shtetit maqedonas, ndërsa LSDM këtë nuk do ta lejojë. LSDM është parti për shtet të hapur dhe nuk lejojmë të shkatërrohet paqja e përditshmërisë në Maqedoni”ka deklaruar Shilegov.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button