Casillas i thurr elozhe Iscos

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas është i bindur se bashkëlojtari i tij, Isco është i destinuar për të qenë lojtari më i rëndësishëm në futbollin spanjoll.

Casillas e thotë me një bindje të lartë se Isco shumë shpejtë do të bëhet lojtari më i rëndësishëm në historinë e futbollit spanjoll.

“Ne jemi shumë të lumtur për të, mirëpo ai duhet të ketë kujdes, fokus dhe të rritet hap pas hapi. Lavdërimi i madh mund ta dobësoj lojtarin”, tha Casillas për Canal Plus.

“Isco do të jetë lojtari më i rëndësishëm në futbollin spanjoll në vitet e ardhshme”, tha kapiteni legjendar i Real Madridit.

Lajme të ngjashme

Back to top button