Vdekja e Tamarës, Gruevski nuk realizoi premtimin (VIDEO)

Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e Vitit të ri në prag të 2013-tës paralajmëroi se do të realizohet premtimi që çdo qytetari që i jepet pëlqimi nga Komisioni i shëndetësisë për tu shëruar në vendet e huaja, shpenzimet do i mbulon shtetit, gjegjësisht, pacienti nuk do të paguajë me shumë se 200 euro.

Rasti me vogëlushen Tamara Dimovska që ndërroi jetë përgënjeshtron kryeminitrin për shkak të refuzimit të kërkesës nga Ministria e Shëndetësisë për shërim jashtë vendit.

Që nga viti 2011 Tamara Dimovskës e cila vdiq për shkak të një sëmundje të rrallë të deformimit të shtyllës kurrizore, tre herë i është refuzuar kërkesa për operim jashtë shtetit.

Madje, sipas të dhënave që janë në dispozicion nga raportet e tyre vjetore, mund të shihet se në vitin 2013 (raporti i fundit) para për t’u mjekuar nga FSSh-ja kanë kërkuar 277 persona, kurse përgjigje pozitive kanë marrë 148 qytetarë, 17 qytetarëve u janë miratuar dhe njohur mjetet shtesë për mjekim jashtë shtetit. Kurse 129 qytetarë janë refuzuar. Në raport shkruhet se të siguruarit kërkesat e të cilëve për mjekim jashtë shtetit janë refuzuar nga komisioni për shkak se nuk janë përdorur të gjitha mundësitë për mjekim në institucionet shëndetësore në Maqedoni ose sepse nuk ekzistojnë mundësi për mjekim me sukses të sëmundjes jashtë shtetit, kanë mundësi të dorëzojnë ankesë në Këshillin Drejtues të FSSh-së.

Ndërkaq qytetarët në vazhdueshmëri po kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, pas rastit tragjik të vajzës 9 vjeçare. Gjithashtu qytetarët kanë vendosur që nesër në mesditë para Fondit Shëndetësor do të fillojë marshi protestues me moton “Karton i kuq për ministrin shëndetësisë, Nikolla Todorov”.

Lajme të ngjashme

Back to top button