Company se ka frikë Barcelonën

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Company e ka analizuar ndeshjen me Barcelonën. Ylli belg ka thënë se ndeshja me Barcelonën do të jetë e veçant, por jo më e vështira.

“Nuk do të jetë ndeshja më e vështirë e edicionit. Ndoshta Stoke City mund të jetë më e fortë se Barcelona. Stoke mund të bëjë një 90 minutësh të çmendur dhe të marrë 3 pikë me ne. Por Barcelona është ndryshe nga të tjerat skuadra sepse aty secili individ në çdo moment mund të shënojë. Barcelonën mund ta ndalësh si skuadër, por është problem i madh ti ndalosh individët e skuadrës. Barca ka me shumë lojtarë të mirë se secila skuadër në botë, kjo është e veçanta e tyre. Por ne nuk do të ju frikësohemi sepse kemi kapacitet të përafërt” ka thënë Company.

Lajme të ngjashme

Back to top button