Amerika do ua merr vizat politikanëve, gjykatësve, biznesmenëve dhe gazetarëve?

Administrata amerikane mund të anulojë vizat dhe t’u ndalojë hyrje në SHBA politikanëve, përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor, gazetarëve, biznesmenëve dhe personave të tjerë zyrtarë për të cilët ekzistojnë dyshime për korrupsion, larje parash dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas burimeve jo zyrtare të Gazetës ‘Vest‘ kjo masë mundet të merret në rast se kriza politike në Maqedoni shpien deri në mosrespektim dramatik të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Kjo masë nuk kufizohet vetëm me ndalim të hyrjes por edhe me bllokim të llogarive dhe ndalesë në qasje të pronave të atyre personave që eventualisht mund t’i kenë në hapësirën territoriale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një masë e këtillë do të mund të merret në rast se kriza politike në Maqedoni do të çonte drejt shkeljes dramatike të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.Kjo masë nuk është e kufizuar vetëm për ndalim të hyrjes, por edhe ngrirjen e llogarive dhe ndalim të zotërimit të pronave që këta njerëz ndoshta i kanë në territorin e Shteteve të Bashkuara”.

“Janë hapur çështje serioze, parasëgjithash përgjegjësia është e qytetarëve dhe Institucioneve që ti zgjidhin në mënyrë transparente dhe me sundimin e ligjit. Ka faktorë të ndryshëm që mund të pengojnë për dhënien e vizave për SHBA ose shfuqizimin e tyre. Këto faktorë janë informata publike’, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-ve dërguar mediumeve.

Sipas gazetës, në Maqedoni edhe deri tani ka pasur dhe ka shembuj të zyrtarëve të lartë të cilët janë privuar nga e drejta për të udhëtuar dhe për të pasur në dispozicion prona dhe llogari bankare në Shtetet e Bashkuara. Kujtojmë rastin e ish kryeministrit Ljubço Georgievski, të cilit i është revokuar viza amerikane në vitin 2006 që pastaj në vitin 2011 ti kthehet. Në listën e ndalesës për marrjen e vizës amerikane, akoma ka 11 shtetas të Maqedonisë dhe në mesin e tyre është kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button