Ja si u demaskua UÇK-ja fantome në Maqedoni

kryer një sulm me bombë para objektit të gjykatës“Beteja virtuale” e të ashtuquajturës UÇK ka marrë një goditje të madhe. Së fundi, organizata e dyshimtë ka lëshuar një komunkatë në të cilën merr përgjegjësinë për një sulm, por nënshkrimi i Komandant Kushtrimit doli të ishtë një kopje e nënshkrimit të Guvermatorit të Bankës Qendrore Evropiane.

Në këtë komunikatë të organizatës fantome theksohet se është kryer një aksion në Maqedoni, në orën 19 e 30 minuta, por nuk saktësohet vendi se ku është kryer. Në komunikatë theksohet se “aksioni” ka qenë i përmasave të kufizuara me qëllim të shmangies së viktimave në njerëz.

“Me urdhër të Komandës së Lartë të UÇK-së sot në orën 19 e 30 minuta është zhvilluar aksioni i cili ka për qëllim sensibilizimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për të gjithë çështjet që ndërlidhen më situatën politike në Maqedoni dhe në lidhje me pozitën e shqiptarëve në këtë vend në veçanti”, thuhet në komunikatë.

Ditë më parë është kryer një sulm me bombë para objektit të gjykatës në Shkup, në të cilin nuk pati viktima e as dëme materiale. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button