PLD kërkon falje nga Nikolla Gruevski

Partia Liberal Demokratike, përmes një reagimi me shkrim, iu drejtua kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Reagimin e saj po ua përcjellim të plotë.

“ Na fal Gruevski që kërkuam përgjigje dhe jo heshtje për lojërat e fëlliqura të funksionarëve të lartë tuaj, gazetar dhe pronar mediesh. Na fal që kërkuam gjyqësi të pavarur, dhe jo gjykime të montuara nga kabinetet ministrore. Na fal që po luftojmë për lirinë e medieve, dhe jo për kontrollin e tyre. Na fal që jemi përcaktuar për shoqëri demokratike e jo diktaturë. Na fal që kërkuam mundësi për zgjedhje demokratike.

Na fal që kërkuam standarde dhe cilësi, e jo populizëm dhe improvizime. Na fal që deshëm ta pengojmë ikjen masive të rinjve. Na fal që jemi për reforma në arsim dhe respektimin e autonomisë së universiteteve. Na fal që jemi për integrim euro atlantik. Na fal që e respektojmë traditën dhe kërkojmë falje nga qytetarët se pse ende jetojnë në botën tënde. Na fal Gruevski që duam që Maqedonia të jetë një vend i përshtatshëm për jetesë.”

Lajme të ngjashme

Back to top button