Nga xhelozia ia ndalon burrit të sheh femra në Tv

Debbi Wood është një 43 – vjeçare nga Britania e Madhe e cila është kaq xheloze sa e ka ndaluar bashkëshortin e saj që të shohë femra në televizor. Ajo vuan nga një sëmundje e njohur si sindroma Othello, që shkakton xhelozi deluzionale.

Siç shkruan britanikja Metro, kjo lloj sëmundje e ka bërë kaq shumë xheloze këtë grua, sa bashkëshorti i saj Steve, jo vetëm që e ka të ndaluar të shohë femra të tjera, por ai është në kontroll të vazhdueshëm nga bashkëshortja e tij.

Ajo i kontrollon gjatë gjithë kohës, telefonin, email – in madje edhe llogaritë bankare, ndërsa herë pas here, kur dyshon se ai po e gënjen, Debbi e detyron Steve që t’i nënshtrohet testit të së vërtetës.

E ftuar në programin This Morning, 43 – vjeçarja tha se sipas saj, ndryshe nga femrat, meshkujt nuk janë të aftë të vlerësojnë bukurinë e brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button