Shqiptarët dhe Butaforia politike

Perralla e ashtuquajtur “bombë” ngadalë po mer formë, formën e butaforisë politike. Në rradhë të parë si zakonisht përgjimet alla KGB-(i ashtuquajturi komitet i sigurisë shtetërore ruse) janë treguesit e qartë se sot s’ka kush cilin nuk e përgjon. “Bombat” e para më së tepërmi tronditën kureshtjen se s’a sistemin. Mbase, sistemi aktual oligarkik nga ana tjetër vazhdoi trendin e  plasaritjes së kompromisit politik (i cili veçanërisht pesë (5) vitet e fundit me përmasa të mëdhaja lëndon rëndë paranë publike përmes fryerjes së sektorit publik nëpërmjet punsimeve masive edhe atë jo të kuadrove ose njerëzve të duhur por se rrethit oligarkik e nepotik duke i shëndruar në “kapitalist” social). Kështu, përnjëherë komiteti qëndror solli vendim për të siguruar mbi 3 000 vende të përhershme pune (kontrata, honorarë dhe volonter) dhe ku për një ditë u shpallën mbi 10 konkurse tjera me shifër prej afro 500 vende pune në administratën shtetërore prej të cilëve edhe një konkurs nga ana e SIMO-s për 150 vende pune për shqiptarët e mjerë, sikur të ishim në një periudhë të një trendi të zhvillimit të mirfilltë ekonomik dhe ku me theks të veçantë lulëzon industria e vendit.Tentimi i krijimit parti-shtet dhe shtetit të nëntokës nga ana e konglomeratit të komitetit qendror është tregues i qartë se çmenduria nuk ka fund. Në mungesë të ofrimit zgjidhje të problemeve kyçe ekonomike e sociale komiteti gati se ka centralizuar çdo cep të institucioneve shtetërore me të vetmin qëllim për të mbajtur peng popullin e gjorë.

Edhe në këtë rast, të aktualitetit të pacipë me përallën e ashtuquajtur dhe të shumëpritur “bombë” e cila s’a që dikujt nuk i plasi në duar, me s’a duket shqiptarët e mi si gjithmonë ishin më kureshtarë. Shqiptarët e mi në këtë vend jo se nuk i duan ndryshimet politike por çdoherë kërkojnë që protagonistët kryesorë të atyre ndryshimeve të jenë të tjerët. Shqiptarët e mi aspak nuk e dijnë apo nuk duan ta dijnë se kur diçka nuk bën se duhet ndryshuar. Madje, fare fare nuk e dijnë apo nuk duan ta dijnë kur asgjë nuk bën se duhet përmbysur.

Shqiptarët duhet patjetër t’a dijnë se sot,doli ne pah e vërteta ku pikërisht mafia politike nëpërmjet përgjimeve permanente disa vjeçare dhe pazareve politike në emër të popullit ka sjell kaosin politik dhe etnik në vend. Duhet t’a dijnë se shkatërimi ekonomik, empatia sociale dhe integrimet euro-atlantike janë rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme të politkëbërjes së oligarkisë udhëheqëse aktuale.

Shqiptarët duhet të paktën njëherë të thuan se aspak nuk ndëgjuan dhe nuk panë projekte për reformim të thellë e të duhur të politikave fiskale për të ndaluar ngulfatjen e biznesit vendor. Se politika konzistente ekonomike-sociale nuk përkon me realitetin e politikave të vazhdueshme ekspanzive fiskale dhe atyre restriktive monetare ku më se evidente janë defiçitet buxhetore dhe normat e larta të interesit, e për politikat inekzistente eksportuese të mos flasim.Dhe pastaj t’ua bëjnë me dije që të mos thuan dhe fare të mos përëmëndin retorikë boshe se kriza ekonomike po bën të veten. T’ua bëjnë me dije se nga ana tjetër harrojnë se nëpërmjet politikave të këtilla makroekonomike ku përmes punësimeve të tepërta në institucionet shtetërore via sektorin publik, sjellin deri në ekonomizimin poashtu të tepërt në sektorin privat në këtë drejtim e që ngadalëson aktivitetin ekonomik. Të kërkojnë shpjegim se pse s’kemi asnjë fjalë nga askush për tendencat e plaçkitjes dhe grumbullimit qartazi të haraçit klasik tatimor që aktualisht  ndodh ndaj qytetarëve dhe biznesit( posaçërisht atij shqiptar). Të kërkojnë llogari pse kemi rritje të taksave të shërbimeve publike, gjobave si dhe ndëshkime në çdo segment e sferë institucionale, dhe se pse në këtë menyrë çdo ditë e më shumë rëndohet jetesa dhe mirqenia e qytetarëve.  Shqiptarët, mjafton sadopak të ngrejnë zërin e të thuan se ndegjuan por asnjëherë nuk panë projekte zbatuese konkrete dhe masa të mirfillta reformuese për një shëndetësi kualitative e për arsim metëvërtetë cilësor, (fundja shëndetesia dhe arsimi nuk duhet shiquar si politika por si domosdoshmëri). Duhet thënë se oligarsët e paskrupullt kanë politizuar dhe kontaminuar çdo resurs shtetëror dhe njerëzor shëndetësor e arsimor në vend. Rezultati i krejt asaj është shëndetësi publike totalisht të shkatëruar e private të pa kontrolluar e sistem arsimor publik kryekëput të hutuar e të rrënuar. Madje, ekstremi i mizorisë ka shkuar  deri në atë nivel ku edhe çdo krevatë nëpër spitalet shëndetësore publike është etiketuar dhe përlyer politikisht e çdo mësimdhënës, profesor, madje edhe nxënës e student  në sistemin arsimor  kanë mveshur me petkun politik…këtë duhet thuar. Patjetër duhet potencuar se shumica prej tyre janë aq të ngarkuar politikisht sa që as “Zot” nuk po njohin vetëm e vetëm për rruajtur “kapitalin” e tyre nga pagat sociale prej 300 eurosh. Të mjerët shqiptarët e mi duhet bërtitur me zë të lartë HAMLETI-an se asgjë nuk ndëgjuan për getoizimin si dhe status-quo-n e mjerueshme që në vazhdimësi jam duke e potencuar në aspekt të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë e të avansimit si e drejtë elementare kushtetuese dhe ligjore në kuadër të “GJEVREK ADMINISTRATËS”. Duhet bërtitur se nuk mund të ekzistojë një administratë me dy standarde ku raporti i vendeve të punës sipas përqindjes së përfaqësimit dhe avansimit në institucionet shtetërore i dy etnive më të mëdhaja është si nata me ditë. Shqiptarët duhet kërkuar llogari se përse nga tetë (8) kompanitë shtetërore (ELEM, MEPSO, Hekurudhat, SH.A Pyjet, SH.A Postat, Ndërmarrja për ujësjellës dhe kanalizim-Shkup, Ndërmarrja për ekonomizim me hapsira komerciale dhe banimi, NPK-JSP-Shkup), me numër e shifër prej 15 000  të të punësuarve, përfaqësimi i shqiptarëve a’s që edhe diskutohet e lëre më në 186 ndërrmarjet dhe institutet publike shtetërore ku kemi një përfaqësim degradues dhe aspak korespondues me realitetin.

Së fundit, shqiptarëve aspak nuk duhet t’iu interesojë asnjë far lloji “bombe” butaforie e  kakafonie politike. Shqiptarëve duhet t’iu interesojë se pse pas 25 vitesh pluralizëm e me konflikt të armatosur “për të drejta” në këtë vend, ngelën le se më pa të drejta por edhe skajshmërisht të varfur e pa dinjitet dhe krenari kombëtare.

Shqiptarët duhet zgjuar nga gjumi i thellë që i ka kapluar e të tregojnë se janë “bombë” ne vehte dhe kur ajo “bombë” të plas… metëvërtetë të plas!

Lajme të ngjashme

Back to top button