Albana Osmani xhelozon trupin e Dafina Zeqirit

Sapo lansoi këngën ‘Shumë qef’ u bë temë e mediave rozë për shkak të super klipit dhe super përformacën e saj.

E në këtë klip ajo që më së shumti bie në sy është trupi i saj tejet seksi. Dafina për linjat e saj nuk po xhelozohet vetëm nga kolegët e saj por edhe nga prezantueset shqiptare.

Nga këto të fundit, është Albana Osmani ajo e cila përmes një fotografie të hedhur në Instagram ka thënë se është e dashuruar pas videos së re të Dafinës dhe gjithashtu ka konfirmuar se që nga tani ajo do fillojë palestrën pasi që është inspiruar nga trupi i këngëtares.

E në këtë foto mbishkrimi vazhdon me fjalët ‘unë jam xheloze për trupin e saj’ ani pse kjo xhelozi është pozitive dhe nxitëse që edhe prezantuesja të ketë një trup të mirë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button