Komuna e Sarajit ndanë bursa për 12 nxënës dhe student

Nga ky vit komuna e Sarajit ka filluar të shpërndajë bursa për nxënës të Shkollave të mesme dhe student, që kanë notë të lartë mesatare. 12 bursa janë ndarë për studentët dhe nxënësit e dalluar të Komunës së Sarajit për vitin shkollor dhe akademik 2014\2015. Kryetari i Komunë së Sarajit Bekim Murati me këtë rast theksoi se 7 bursa u janë ndarë studentëve të Universiteteve në RM dhe 5 bursa për nxënësit e shkollave të mesme

“Shuma e bursave për shkollat e mesme është 3000 ,denar ndërsa për studentët 4600 denarë. Shpresojmë që në këtë formë në këtë mënyrë sadopak ne si komunë si institucion do ti ndihmojmë nxënësit dhe studentët në realizimin e ëndrrës së tyre që tu ndihmojmë në realizimin e në përfundimin e shkollimit të tyre Studentëve me këtë rast u jepet motiv për të vazhduar studimet në drejtimet që dëshirojnë”, u shpreh Bekim Murati, Kryetar i Komunës së Sarajit.

Studentët shprehen se kjo për ata  ka një domethënie të madhe sepse  na jepet një stimulim një motiv  që ti vazhdojmë studimet, edhe ne si student të japim kontributin tonë në arsimim.

“Për mua kjo bursë dmth shumë , ndoshta për dikë është pak, po për ne si student kemi shumë nevojë dhe mendoj se është një shtytje e madhe që ne ta vazhdojmë studimin”, shprehet një studentë fitues i bursës.

Kryetari Bekim Murati bën të ditur se me ndarjen e bursave do të stimulohen edhe më shumë nxënësit dhe studentët ,duke shtuar se  ndarja e bursave do të bëhet në mënyrë tradicionale edhe gjatë viteve të ardhshme duke menduar që bursa t’u ndahen edhe nxënësve të shkollave fillore dhe sportistëve të dalluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button