Lenovo shet pajisje me virus të instaluar
Hulumtuesit kanë zbuluar një të metë sigurie në softuerin paraprak të instaluar në disa produkte të kompanisë Lenovo që dëmtojnë lidhjen e sigurt në uebfaqe dhe vendosin të dhënat sensitive të përdoruesve në rrezik.
Është vërtetë shqetësuese se si Lenovo ka instaluar programin keqdashës të quajtur ‘Superfish’ në disa nga laptopët e kompanisë që thyejnë sigurinë e protokollit HTTPS.
Sipas ekspertëve, Superfish hap edhe disa vrima të tjera që i mundësojnë hakerëve të vjedhin të dhëna private si informatat bankare, transmeton ITshqip.com.
Superfish përdor një ndërmjetësues për tu instaluar të certifikatën e tij në sistemin tuaj duke bërë çdo faqe që ju vizitoni të ndiqet edhe nga Superfish.
Lenovo në një deklaratë ka thënë që Superfish ishte i përfshirë vetëm në produktet e shitura brenda muajve Tetor-Dhjetor në mënyrë për ti ndihmuar konsumatorëve të gjejnë produkte interesante gjatë shopingut, ku më pas, sipas kompanisë, Superfish është çaktivizuar në muajin Janar.
Lenovo shtoi gjithashtu që Superfish nuk regjistron të dhënat e përdoruesve dhe nuk ka ndërmend të ketë si objektiv ato.
Nëse keni ndonjë produkt nga Lenovo mund të kontrolloheni këtu nëse pajisja juaj është e infektuar me Superfish.