Pas “Puç”-it Zaev komunikon me Viber dhe WhatsApp

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i shfrytëzon aplikacionet për instant mesazhe WhatsApp dhe Viber për të komunikuar ndërsa më pak përdorë komunikimin me celular.

Zaev, në pyetjen nëse ai dhe kolegët e tij të opozitës, pas marrjes së materialeve për bombën nuk shfrytëzojnë telefonat celular, ai tha se shumë pak përdor telefonin celular pasi që komunikimin zakonisht e kryen nëpërmjet aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.

“Komunikimi i përditshëm është i domosdoshëm, si për qytetarët e tjerë ashtu edhe për mua, dhe për këtë më shumë përdori WhatsApp dhe Viber. Kështu ndodh muaj me radhë pasi që kam marr materialet e përgjimeve. Besoj se edhe  qytetarët janë më të përmbajtur për shfrytëzimin e telefonave celular”, deklaroi Zaev për Meta.

Lajme të ngjashme

Back to top button