Goshev: Ka para për rrota në fekalet e Vardarit, por nuk kishte për Tamarën

Ish Guvernatori Petar Goshev në një debat të organizuar në Shkup thotë se njerëzit po largohen nga Maqedonia për shkak të padrejtësisë, pabarazisë dhe varfërisë.

Sipas tij nuk dihet se sa njerëz janë jashtë vendit por vetëm këto 10 vitet e fundit dhe vetëm në Evropë nga Maqedonia janë larguar 237.000 persona.

“Njerëzit janë të varfër dhe durojnë padrejtësinë dhe largohen nga vendi. Maqedonia që nga viti 1991 deri në vitin 2013 ka rritje më pak se 1 përqind. Maqedonia në vitin 2001 ishte në vendin e 64 ndërsa tani ën vendit e 84. Jemi shtet i varfër, Shqipëria është më mirë se ne dhe Mali i Zi, ndërsa për nga varfëria jemi lider në Evropë”, deklaroi Goshev.

Të rinjtë po largohen, edhe fëmijët e mi mendojnë për tu larguar, por un nuk mund t’ju jap leksione atyre kur Qeveria harxhon para për të ndërtuar një rrotë në fekalet e Vardarit, ndërsa nuk ka para për shërimin e Tamarës”, shtoi Goshev.

Lajme të ngjashme

Back to top button