Diplomati amerikan: Ndreqni raportet mes vete
Mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale të Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit ishte sot temë edhe në takimet që diplomati amerikan, Jonathan Moore pati me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daciq dhe shefin e zyrës qeveritare serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin.
Shefi i Zyrës për Evropën Jugore dhe qendrore në Departamentin e Shtetit tha se Uashingtoni është i interesuar që Kosova e Serbia t’i normalizojnë raportet mes vete.
Moore u interesua edhe për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.