Kisha në Përmet, Greqia ankohet në KE, kthehen shqiptarët në Kakavijë

Çështja e kishës së Përmetit është shoqëruar me masa nga autoritet greke në fushën diplomatike, por dhe me probleme për kalimin e qytetarëve shqiptarë në pikat doganore të shtetit fqinj.

Sipas medieve greke, eurodeputeti i “Demokracisë së Re”, Jorgos Kumutsakos, ka kërkuar një interpelancë në KE, për të dënuar ngjarjet e ndodhura në Përmet. Një pjesë e pyetjeve të interpelancës lidhen me faktin nëse ngjarjet në Përmet do të përfshihen në raportin vjetor për ecurinë e Shqipërisë drejt BE.

Jorgos Kumutsakos, i cili më parë ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, shprehet se “një ditë pas festës së madhe fetare të ortodoksisë, asaj të Shën Mërisë, kanë ndodhur incidente vandalizma dhe akte sakrilegji në kishën e Shën Mërisë, në qytetin e Përmetit”.

Jashtë sferës diplomatike, policia greke ka ndërrmarrë masa konkrete në pikat doganore për kthimin e emigrantëve shqiptarë, duke nxjerrë si argument çështjen e Përmetit. Kthime qytetarësh shqiptar janë shënuar në dy pikat kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë.

Në këto pika janë lejuar të kalojnë në kufi vetëm ata qytetarë që kanë leje qëndrimi e karta greke. Mësohet se drejtori i policisë kufitare në Kakavijë Admir Abrija ka kërkuar takim me homologun e tij grek. Drejtuesi të policisë së Gjirokastrës thanë për mediat se gjatë 24 orëve të fundit janë kthyet nga autoritet greke, pa arsye bindëse, rreth 120 qytetarë shqiptarë që udhëtonin drejt Greqisë.(Noa.al)

Lajme të ngjashme

Back to top button