Disa këshilla për djersitjen

Djersitja është një mekanizëm rregullator i temperaturës dhe eliminimit të sasisë së lëngjeve të tepërta nga organizmi. Djersitja mund të shkaktohet nga kushte fiziologjike, por edhe nga ato patologjike, pra nga një semundje.

Disa persona djersiten edhe pa pasur një shkak patologjik ose pa kryer një aktivitet të shtuar fizik. Djersitja për këta persona është një problem shqetësues. Nga se shkaktohet djersitja natën, cili është shkaku i djersëve të ftohta, a çon djersitja e tepërt në dehidratim të trupit, cfarë roli ka depilimi në djersitje?

Çfarë është djersitja?

Djersitja ështe një nga mekanizmat rregullatorë të temperaturës së eleminimit të sasise të lengjeve të tepërta nga organizmi, një nga mënyrat është djersa, pjesa tjetër eleminohet nëpermjet urinimit. Kemi djersitje nl kushte fiziologjike dhe në kushte patologjike. Djersa në kushte fiziologjike është djersitja nga aktiviteti i shtuar fizik. Djersitja në këtë rast ndihmon në uljen e temperaturës së trupit, për shkak të mbingarkesës fizike.

Përse djersitemi shumë në stinën e verës?

Sepse temperaturat janë më të larta. Djersitja bën një ruajtje të tepmeraturës midis temperatures së jashtme dhe të brendshme, ruan një ekuilibër midis dy sistemeve brenda dhe jashtë organizmit.

Cilat sëmundje shkaktojnë më shumë djersitje?

E para sëmundje akute është temperatura e lartë, që shoqerohet gjithmone me djersitje, pas marrjes së substancave që e ulin atë. E dyta janë patologjitë e gjendrrës tiroide, të cilat shoqërohen me çrregullime të metabolizmit të kalciumit kryesisht, dhe me djersitje të shtuar sidomos në hiperviroza. Gjithashtu sëmundjet që stimulojnë rritjen e metabolizmit shoqërohen me djersitje.

Depilimi çfarë roli luan në djersitje?

Depilimi nuk është se jep ndonjë hapje të mundësisë apo bllokim të mundesisë për djersitje. Absolutisht depilimi është një proces indiferent ndaj djersës, pra ai as nuk e ndihmon as nuk e stimulon djersitje.

Djersitja mund të jetë rezultat i një emocioni

Gjendjet emotive me një stres të shtuar mund të shoqerohen me një djersitje, por nuk është e thënë pasi kjo varet edhe nga personat.

Lajme të ngjashme

Back to top button