“A je gati për zgjedhje të parakohshme?”, e ka pyetur Gruevski – Zaevin

Në takimin e djeshëm në kabinetin e kryeministrit, Gruevsi e ka thirr liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, që sipas tij, nuk ka pasur asnjë propozim se si të dilet nga kriza në të cilën është futur komisioni për pastrimin e skandalit të dëbimit të deputetëve dhe gazetarëve nga parlamenti më 24 dhjetor.

Kryeministri, sipas Zaevit, nuk ka pranuar që në raport të qëndrojë se qeveria ka shkelur kushtetutën. Liderit të opozitës i ka propozuar se ka afat edhe tre ditë që komisioni të del me raport dhe të mbajë përgjegjësi për këtë sepse nëse opozita nuk e zbutë qëndrimin, do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“A je gati për zgjedhje të parakohshme?”, e ka pyetur Gruevski – Zaevin, me çka ka fituar edhe përgjigje se opozita është e gatshme.

Zaev ka propozuar, ndërsa Gruevski ka pranuar që në tre ditët e ardhshme të dytë të marrin pjesë në punën e komisionit. Lideri i opozitës, për Libertas ka konfirmuar se të gjithë deputetët e opozitës, më 26-tin e këtij muaji të kthehen në parlament dhe se ky është një vendim unanim i Bordit ekzekutiv të LSDM-së.

“Këto ditë do të precizojmë me çka do të prezantohemi në parlament në seancën e parë në të cilën do të jenë edhe deputetët tonë, me gjasa diçka që është aktuale, ndërsa ka shumë prej tyre”, ka thënë Zaev për Libertas.

Lajme të ngjashme

Back to top button