Dimitrov: Në Maqedoni ka 120 mijë bullgarë!

Politikani dhe historiani kontrovers, Bozhidar Dimitrov ka thënë se në Maqedoni ka 120 mijë bullgarë, ndërsa në Bullgari rreth 5 mijë janë maqedonas.

Ai madje, në bisedën për Press24 ka hedhur terme të tipit idiotë, jo inteligjent kur flet për gazetarë, politikanë dhe historian. Në pyetjen se përse provokon Maqedoninë ai me përgjigje: “Asnjëherë nuk kam provokuar popullin ‘maqedonas’, politikanët, historianët apo gazetarët. Tezat e tyre të çmendura janë argëtuese”, thotë ai.

Por, Dimtrov madje ka shtuar se në Bullgari askush nuk konetson të drejtën e vetëvendosjes, as edhe të maqedonasve. “Cili idiot u ka thënë se Bullgaria nuk pranon pakicën maqedonase”, përgjigjet Dimitrov në pyetjen se prej çfarë frikësohet Bullgaria që të mundësojë referimin e maqedonasve në regjistrimin në Bullgari.

Ai është i bindur se e gjithë bota beson në tezat e tij se kombi maqedonas është krijuar nga arsyet politike. Në pyetjen nëse Aleksandër Makedonski (Leka i madh) ka qenë grek, bullgar, apo maqedonas ai me përgjigje se “Leka i madh”, si dhe babai i tij Filip Makedonski në paraqitjet e tyre publike janë përcaktuar si grek, dhe se ideja e tyre politike ka qenë krijimi injë shtetit të madh grek.

“Asnjë maqedonas nuk mund që 2400 vjet pas vdekjes t’i ngjet identitet tjetër. Dhënia e përkatësisë tjetër etnike ndaj njerëzve të vdekur- nga mbreti Samoili deri te Goce Dellçevi paraqet një nga krimet më përbindësh të maqedonizmit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button