Vetëvritet adoleshentja në shtëpinë ku punonte si pastruese

Në rrugën “Rifat Buxheviq” në Shkup, mbrëmë rreth orës 21:30, në shtëpinë e R.Sh.(36), sipas denoncimit të pronares, në dhomën e fjetjes me pushkë është vetëvrarë adoleshentja D.A.(16) nga fshati Brezë i Shkupit, ku punonte si pastruese.

Sipas policisë, D.A. në shtëpi ka ardhur e paftuar kur R.SH. në shtëpi kishte qenë vetë dhe pas një bisede të shkurtë, ka filluar të pastrojë pas çka është dëgjuar një e shtënë nga kati i shtëpisë. Kur R.Sh. ka hipur lart e ka gjetur D.A. të shtrirë në krevat me vetëdije, duke u ankuar për dhimbje në bark. Ajo është dërguar në SPQ “Shën Nauimi i Ohrit”, ku dhe është konstatuar plagë e rëndë trupore në pjesën e barkut.

Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë me dy plumba të shkrepur, si dhe një gëzhojë nga plumbi i shkrepur, të cilat janë marrë për analizë. Janë marrë masa për zbardhje të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button