Komisioni ligjdhënës-juridik sot diksuton për ligjet për mediat

Përfundoi pushimi veror për deputetët. Sot ata fillojnë me punën e tyre. Mbledhje do të mbajnë Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. 

Seanca e parë e Kuvendit pas pushimeve do ta mbahet të hënën më 26 gusht. Në rend dite të Komisionit ligjdhënës-juridik dhe të Komsionit për transport, lidhje dhe ekologji janë dy ligjet për mediat, propozimligji për media dhe propozimligji për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, në lexim të dytë, si dhe propozimligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, në lexim të parë.

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend amandamente të reja për ligjet e mediave, ndërsa manadamente paralajmëruan edhe disa shoqata mediatike. Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Ivo Ivanovski i paralajmëroi intervenimet qeveritare në ligjet e mediave para debatit publik që u mbajt më 13 gusht, por atëherë tha se nuk e përjashton mundësinë që amandamentet të parashtrohen edhe si rezultat i këtij debati në të cilin morën pjesë edhe ekspertë nga TAIEX-i, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës.
Edhe pse pritet që debati i amandamenteve të përfundojë deri në fund të javës, deri sot, ligjet për mediat nuk janë vënë në rend dite të mbledhjes së 69-të të caktuar për të hënën më 26 gusht. 

Para kësaj mbledhjeje, gjithashtu të hënën, do të mblidhen edhe komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, arsim, shkencë dhe sport dhe për politikë të jashtme, si dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button