Gruevski dhe Zaevi anëtarë të Komisionit për 24 dhjetorin

Ad-hoc komisioni, që duhet të përgatisë raport për ngjarjet që ndodhën më 24 dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend, sot pasdite do të mbajë mbledhje në përbërje të zgjeruar. Përveç anëtarëve të komisionit, Ilija Dimovski dhe Bllagorodna Duliq nga VMRO-DPMN-ja  dhe profesorët universitarë Renata Deskovska dhe Ljubomir Fërçkovski nga LSDM-ja, mbledhja e sotme do të përforcohet edhe me nga një anëtarë nga udhëheqësia e të dyja partive.

Akoma nuk dihet se cili do të jetë niveli dhe a do të marrin pjesë në mbledhje zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinksa dhe Martin Protugjeri nga VMRO-DPMNE-ja, ose në mbledhjen e komisionit do të paraqiten Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaevi. Në mbledhjen e sotme, sipas të gjitha gjasave do të marrë pjesë edhe kryetari i dorëhequr, Borçe Davitkovski.

Komisioni ad-hoc duhet deri te premten ta përfundojë raportin për ngjarjet e 24 dhjetorit. Për këtë janë zotuar dje edhe kryetarët e të dyja partive më të mëdha, Gruevski dhe Zaevi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button