Filloi afati i pare i regjistrimit ne USHT

Në universitetin Shtetërorë të Tetovës  ka filluar afati i parë i regjistrimit të studentëve për vitin e ri akademik 20013/14.  USHT-ja, për këtë vitë do të ketë  5630 vende të lira. Për studentët e rregullt me kuotën shtetërore janë paraparë 3260 vende , me vetëfinancim 1920 dhe me korrespondencë 450 studentë
Rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti, në konferencën per shtyp tha se,  janë  bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të rrjedhë në mënyrë sa më të mirë, si në Tetovë, ashtu edhe në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Gostivar, Fakultetin e administrim-biznesit në Kumanovë, në studimet e disperzuara në Dibër, Strugë, Kërçovë dhe në qytetin e Shkupit.
Rektori, Ahmeti  theksoi se për studentët e rinjë USHT-ja,  ofron mbi 100 programe studimore. Për herë të parë këtë vit janë akredituar: Programi studimor për edukim special dhe rehabilitim, Programi studimor Matematika në financa dhe biznes, Menaxhim në cilësinë e ushqimit, si dhe Dramaturgji dhe regji arti.
Një risi tjetër për studentët e rinj është se, Programet studimore ekzistuese  si  administrim-biznesi, ekologjia dhe shkencat politike, përpos në studimet e disperzuara, këtë vit startojnë me punë edhe në qytetin e Tetovës.
Gjatë afatit të parë të regjistrimit mund të aplikojnë edhe kandidatët, që janë të interesuar t’i vijojnë studimet e tyre në kuadër të Projektit 35/45.
 Në fakultetet, në të cilët edhe pas përfundimit të afatit të parë të regjistrimit do të mbeten vende të paplotësuara, do të organizojmë konkurs plotësues për regjistrimin e studentëve në studimet deridiplomike.

Lajme të ngjashme

Back to top button