Mijëra banorë me prejardhje shqiptare jetojnë në Kavadar dhe Manastir

Shpeshherë kemi lexuar rreth shqiptarëve ortodoksë të Rekës në Maqedoni të cilët janë asimiluar dal ngadalë si pasojë e presioneve të ndryshmet.

Por për veç fshatrave të Rekës shqiptarët ortodoks kanë banuar në fillim të shek.XX në zonën e Kavadarcës në dy fshatra, KONOPIŠTA dhe MREŽI?KO. Në këto dy fshatra disa banorë janë deklaruar të fesë ortodokse me kombësi shqiptare në fillim të shek.XX, por ne, do flasim edhe për dy fshatra të tjerë që ndodhen afër qytetit të Manastirit që dikur kanë banuar shqiptar ortodoks, ndërsa sot banorët janë deklaruar maqedonas dhe vlleh.

Siç shkruan gazeta Lajm, në shekujt e mëparshëm shqiptarët në mungesa të shkollave shqipe mësonin në shkollat turke, greke, bullgare, serbe dhe vllehe. Kjo bëri në ato vite që studiuesit e huaj ti identifikonin si popullsi jo-shqiptare. Si pasoj për fat të keq kemi mungesa informacioni për numrin e vërtetë të shqiptarëve në Ballkan gjatë shek.

XIX dhe fillim të shek.XX, sidomos për shqiptarët e krishterë.

Në librin Etnografia e Vilajeteve të Adrianopojës Manastirit dhe Selanikut të botuar në Stamboll më 1878, në pasqyrën e statistikave shkruhet se në fshatrat Magarovo, Tërnovo dhe Nizhepole jetonin 3.000 vlleh dhe 500 shqiptar.

Historiani grek Apostol Vakalopulos (1909-2000) shkruan në librin Historia e Maqedonisë 1354-1833, se në fund të shek.XVIII në Megarovo erdhën disa familje shqiptare nga Kolonja dhe Bithkuqi. Ka edhe shumë burime të tjera greke që shkruajnë se në këtë fshat kanë jetuar shqiptar ortodoks, por për më gjerë i mbeten të ardhmes për të shkruar.

Në përfundim duhet thënë se e rëndësishme është se kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombëtare, të huajt na kanë sjellë të dhëna për popullsinë shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse këto të dhëna mund të jenë të cunguara duke tkurrur sa më shumë realitetin e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button