Zaev: T’i japim Gruevskit edhe një shans për dialog

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev ka thënë se ekziston edhe një shans për bisedime për Komisionin e “24 dhjetorit”. Komenti i tij vjen pas prononcimit të kryeministrit Nikolla Gruevski i cili tha se opozita është ajo që bllokon punën e Komisionit. 

“Ekziston edhe një shans për negociata. Zyrtarisht deri më 24-shin, ende është e hapur mundësia që të sillen konkluza dhe rekomandime si raport nga puna e Komisionit për ‘24 dhjetorin’”, tha Zaev për REL.

Në ndërkohë, në PRSD kanë thënë se me atë që ndodhi më 24 dhjetor është shkelur Kushtetuta. 

“Puna kryesore është se Gruevski nuk pranon se me atë brutalitet që ndodhi në Parlament është shkelur Kushtetuta. Nëse është shkelur Kushtetuta atëherë ka pasoja sepse buxheti nuk mund të jetë valid. Atëherë punët duhet të kthehen në fillim”, ka thënë kryetari i PRSD-së Tito Petkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button