Ronaldo provokohet shumë nga kundërshtarët
Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez thotë se ai e kupton plotësisht arsyen se pse Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Cordobas.
Sulmuesi portugez në ndeshjen e fundit të tij goditi ‘grushtoi’ mbrojtësin e Cordobas, Edimar dhe si pasojë e kësaj ai u suspendua me dy ndeshje mos-lojë.
”Ronaldo nuk i bën këto gjëra me dëshirë. Ai gjithnjë provokohet nga kundërshtarët. Shpresoj që ai të ketë mësuar nga ky incident dhe të mos e përsërisë më këtë”, tha Sanchez për mediat spanjolle.