Barça ka gjetur zëvendësuesin e Alves

Barcelona e din se kush do të jetë zëvëndësuesi i Daniel Alves. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i Portos, Danilo do të jetë zëvëndësues i Alves. Mbrojtësi brazilian shihet si zëvëndësuesi më adekuat i Alves dhe se Barcelona nuk do ta lëshoi atë nga duart.

Neymar do të jetë “mësit” i këtij transferi pasi që ka raporte të mira me lojtarin sepse ka qenë bashkëlojtar me të te Santos.

Mbrojtësi 23 vjeçar llogaritet si një nga mbrojtësit më të kompletuar në këtë pozicion duke qenë cak i shumë skuadrave. Barcelona në verë thuhet se do të arrijë marrveshje verbale me futbollistin dhe se në janar të vitit të ardhshëm Danilo do të jetë blaugrana.

Lajme të ngjashme

Back to top button