Do të mahniteni nga aftësitë e këtij vogëlushi (VIDEO)

Aanav Jayakar nuk do të ketë të drejtë të ngasë një makinë edhe për një dekadë por atij nuk do t’i duhet një GPS. Ky fëmijë vetëm 18-muajsh është në gjende të thotë kryeqytetet e 61 vendeve dhe të dallojë në hartë 21 vende të ndryshme.

Meritë për këtë aftësi të tij të jashtëzakonshme ka nëna e tij. Bilal Jayakar. Disa video të vogëlushit po bëjnë xhiron e botës. Ai pyetet edhe për kryeqytetin e Shqipërisë që sigurisht e di se cili është.

Shumë njerëz do ta kishin zili memorien e vogëlushit. Nëna e tij thotë se, ata nuk e torturojnë djalin por thjeshtë i flasin si të ishte i rritur. “Ne flasim me atë. Nuk e torturojmë. Nëse flisni me fëmijët, jo vetëm ta trajtoni si fëmijë, është e jashtëzakonshme se sa shumë ata mund të arrijnë. Nuk ka barriera moshe. Fëmijët mësojnë sa t’u mësosh”, thotë Jayakar, e cila punon si doktoreshë reaumatinologe në Ohajo./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button