“Miss Kosova” favorite për “Miss World”

“Miss Kosova”, Antigona Sejdiu, duke gjykuar sipas prognozave, i ka shanset më të mëdha në rajon për të marrë titullin e më të bukurës në botë.

Ajo, siç shkruan tribuna, gjendet në pozicionin e tetë me kooficeient 19:1, në ‘bastoret’ e hapura enkas për këtë ngjarje. Antigona është 19 vjeçe. Është e lindur në Gjermani dhe jo shumë kohë më parë është vendosur në Prishtinë ku edhe po vijon studimet për Ekonomi.

Bëhet e ditur se vajzat e Ballkanit janë shumë më pas bukuroshes kosovare, sipas këtij sondazhi. Pas Antigonës është “Miss Kroacia” e cila gjendet 40 vende më poshtë, ndërsa vajza nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina janë edhe më poshtë me koeficient.

Ndërkaq vitin e kaluar titullin e më të bukurës e ka rrëmbyer vajza nga Kina, e cila ka qenë favorite që në fillim të spektaklit. Ceremonia e këtij kompeticioni ka filluar mbrëmë, ndërsa finalja është me 28 shtator në Bali.

Lajme të ngjashme

Back to top button