Osmani i vjen në ndihmë KF Shkupit

Që nga e marta në ndeshjen miqësore ndaj Shkëndijës, fanellën e KF Shkupi do ta mbajë edhe Florent Osmani, shkupjani i cili që para fillimit të sezonit futbollistik ishte anëtar i ekipit të Ligës së Parë, Gostivari, por me të cilët ka prishur kontratën pas mosmarrëveshjeve që kishte me kryesinë e klubit.

“Me drejtuesit dhe trajnerin e ekipit nuk gjetën mirëkuptim ndaj disa vendime të tyre dhe vendosa që të largohem nga kjo skuadër”, është shprehur Florent Osmani i cili karrierën futbollistike e kishte filluar pikërisht në skudrën ku është kthyer. 

Në ndeshjen ndaj Shkëndijës Osmani luajti në pjesën e dytë dhe ishte i duartrokitur nga tifozët për vendimin që ka marrë, për të ndihmuar klubin e tij të zemrës.

“Biseduam me kryesin e klubit dhe trajnerin Visar Ganiu duke u dakorduar që dhe unë bëhem pjesë e ekipit. Por fati i keq në këtë rast se unë nuk mundem të luaj për dy muaj, pasi ka skaduar afati kalimtar. Do të mundohem që të jem pjesë e një ekipi serioz dhe me ambicie për të arritur kthimin në Ligën e Parë, që është dëshirë e shumë futbolldashësve nga Shkupi dhe rrethina”. Florent Osmani do të jetë një ndihmë e madhe për Shkupin, duke marrë parasysh se ekipit i mungojnë shkaku i lëndimeve përforcimet si Minas Osmani, Mumin Sallai dhe së fundi shkaku i një tërheqjeje muskulore mungon edhe Emir Shabani. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button