Zgjidhen aplikacionet më të mira në botë për celularë për vitin 2014

Në Abu Dhabi u zgjodhën 40 aplikacionet dhe përmbajtjet më të mira për celularë në organizim të World Summit Award (WSA) – Mobile Content, një nga organizimet më të mëdha në botë në sferën e teknologjive.

Të gjithë fituesit mund ti gjeni në këtë link: Mobile apps that make a difference

Në këtë ngjarje tre ditore (1-3 shkurt 2015)  morën pjesë delegatë nga 168 vende, profesionistë të Internet teknologjive, ekspertë dhe përfaqësues të qeverive. Antarët e jurisë ishin emra të njohur të ekspertëve të informatikës ndër to dhe Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit për Internet dhe shoqëri nga Maqedonia, Metamorphosis.

“Ngjarja ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar dhe për të këmbyer njohuri me ekspertët më të njohur të kësaj lëmie. Kisha mundësinë të njoftohem me zhvillimet e fundit në sferën e krijimit të përmbajtjeve për celularë. Në Maqedoni ekziston një potencial për zhvillim duke pasur parasysh se përdorimi i celularëve në Maqedoni është i lartë dhe gjithashtu përdorimi i smartphones dita ditës ritet” thotë për Portalb, Jashari.

World Summit Award (WSA) - Mobile Content u mbajt në Abu Dhabi
World Summit Award (WSA) – Mobile Content u mbajt në Abu Dhabi

Ai ka cekur se për këtë çmim mund të konkurrojë gjithë krijuesit nga Maqedonia, ndërsa për përvojën e tij si anëtar i jurisë thotë se kanë qenë shumë interesante bisedat dhe këndvështrimet e ekspertëve të ndryshëm nga mbarë bota gjatë aplikimit të rolit të jurisë.

“Ky diversitet e bënte punën interesante dhe e pasuronte debatin me vlerësime nga më të ndryshmet. Andaj, produktet që fituan me të vërtetë janë kualitative dhe sjellin inovacion” përfundon Jashari.

World Summit Award (WSA) - Mobile Content u mbajt në Abu Dhabi
World Summit Award (WSA) – Mobile Content u mbajt në Abu Dhabi

Në kuadër të kësaj ngjarjeje e cila organizohet për çdo vit, u mbajtën fjalime nga ekspertë, punëtori për inovacione të celularëve,  Kongres Global dhe ekspozitë me inovacionet më të reja në sferën e teknologjive të celularëve.

Shpërblimi i Samitit botëror ka për qëllim ta potencojë laramaninë kulturore dhe identitetin, krijimin e përmbajtjeve të ndryshme informative, si dhe digjitalizimin e arsimit, trashëgimisë shkencore dhe kulturore. Ky shpërblim ndahet prej vitit 2003 dhe në të, në mënyrë aktive janë përfshirë 168 vende, ndërsa partnerët e rinj nga mbarë bota gjithmonë janë të mirëseardhur t’i bashkangjiten kësaj iniciative globale. / Portalb

World Summit Award (WSA) - Mobile Content u mbajt në Abu Dhabi
World Summit Award (WSA) – Mobile Content u mbajt në Abu Dhabi

Lajme të ngjashme

Back to top button