Fajon: Nëse rasti është i montuar qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këto veprime

Jam tejet e shqetësuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe për akuzat e pushtetit dhe akuzat serioze ndal liderit të opozitës për gjoja spiunazh dhe dhunë ndaj përfaqësuesve qeveritarë, deklaroi eurodeputetja Tanja Fajon dhe kryetare e socialdemokratëve në Parlamentin Evropian.

“Mendoj se e vërteta nuk duhet të mbahet fshehur, ndaj i bëj thirrje pushtetit që të zbatojë hetim të ndershëm në lidhje me çështjen. Nëse ky rast është një akt i motivuar politikisht, nën frikën e partisë qeverisëse që të akuzohet për korrupsion dhe për ndërhyrje në të drejtat e njeriut dhe në lirinë e medieve, pres nga ata që janë përgjegjës që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, tha eurodeputetja.

Eurodeputetja thotë se partitë politike maqedonase duhet të demonstrojnë niveli i lartë i kulturës, dialogut dhe bashkëpunimit politik.

“Ka vetëm një rrugë drejt së cilës të gjithë aktorët politikë në Maqedoni duhet të synojnë. Kjo është rruga drejt BE-së”, tha Fajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button