Ahmeti: Do të ngriti cilësinë e të gjitha njësive akademike të USHT-së

“Zgjedhja e prorektorëve më të mirë, të dëshmuar deri më tani si personalitete me vlera të larta humane dhe profesionale, të njohur për punën e tyre akademike dhe shkencore si dhe Konsolidimi i të gjithë sektorëve të Rektoratit me punonjës të vyer dhe kompetentë”, do të jetë një ndër pikat më strategjike që përfshihet në programin e Kandidatit për Rektorë të USHT-së, Vullnet Ahmeti.

Sipas tij, Universiteti Shtetëror i Tetovës është universiteti i parë i integruar në Republikën e Maqedonisë, gjë që bart shumë përgjegjësi për vetë Rektoratin. Prandaj, një Rektorat i konsoliduar mirë do të ndihmojë në ngritjen e nivelit cilësor të të gjitha njësive  akdemike të USHT-së.

Vullnet Ahmeti, tha se nëse zgjidhet rektor, do të respektoj me përpikëri të plotë vendimet e Këshillave mësimorë-shkencorë të të gjitha fakulteteve të USHT-së;

“Gjithsesi, duke pasur parasysh gjendjen e tanishme të fakulteteve dhe programeve studimore sa i përket kuadrit me marrëdhënie të rregullt pune, zotohem se do të bëj përpjekje maksimale për hapjen e vendeve të reja të punës për stafin mësimdhënës dhe atë administrativ-teknik, që USHT-ja të mund të funksionojë normalisht dhe në harmoni të plotë me të gjitha rregullativat e parapara me ligj”, thotë rektori actual dhe kandidati për rector I USHT-së, Vullnet Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button