Fillon Dialogu për paqen e luftës tregtare Maqedoni-Kosovë

Takimi i sotëm i Përfaqësuesve  të dy Qeverive, Mimoza Kusari dhe Besim Beçaj dhe ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, në Prishtinë,  shënon fillimin  e këtij dialogu. Të dy palët  u pajtuan që mos të vendosen masa të reja, të saktësohen kompetencat dhe veprimet për kapërcimin e krizës, pastaj të fillojnë bisedimet konkrete.

“Jemi të gatshëm në momentin kur qeveria e Republikës së Maqedonisë  të  tërheq  masën kushtëzuese për importin e miellit, aktualisht që është ende në fuqi,  dhe masën penguese të lëvizjes së lirë të njerëzve, atëherë edhe qeveria e Republikës së Kosovës do të tërheq ndalesën e saj për import të mallrave që vijnë nga Republika e Maqedonisë”, deklaroi Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë së Kosovës.

“Qeveria jonë dëshiron dhe është e interesuar që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem dhe ne jemi  të gatshëm për dialog. Dhe jam tejet i gëzuar që sot po fillon një dialog konstruktiv, mes dy palëve”, deklaroi  Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë.

Ministri Saraçini tha se i tërë procesi i normalizimit të marrëdhënieve ekonomike nuk është një punë e thjeshtë  prandaj  do të nevojitet kohë.   Para së gjithash një vëmendja që përsëri të mos rrezikohen interesat ekonomike e të dy shteteve. Në Qeverinë e Maqedonisë nesër do të bisedojnë lidhur me vizitën e Saraçinit në Kosovë dhe mundësinë e tejkalimit të gjendjes së krijuar në tregëtinë mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button