Oda ekonomike: Masa kosovare është politike, e jo tregtare

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe ai i Lidhjes së Odave Ekonomike, deri në fund të ditës do të dalin me reagim të përbashkët lidhur me kontestin tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, paralajmëroi Lubica Nuri nga Oda Ekonomike.

“Masa nuk është tregtare, por politike. Masat tregtare sillen në kaudër të disa rregullave, ndërsa kjo masë është jashtë të gjitha rregullave. Është evidente se nuk bëhet fjalë për masë që është në kuadër të CEFTA-s, por është bilaterale, nga Republikës së Kosovës drejt Republikës së Maqedonisë, për dallim nga masa jonë e cila ka qenë në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s”.

“Masa nuk është lajmëruar as në Sekretariatin e CEFTA-s në Bruksel, me çka konfirmohet se ajo trajtohet si bilaterale, nga Kosova drejt Maqedonisë”, deklaroi Nuri.

Ajo theksoi se Sekretariati i CEFTA-s nuk mund të reagojë nëse masa nuk është denoncuar tek ata dhe del nga suaza e Marrëveshjes. Nuri, poashtu potencon Marrëveshja e CEFTA-s është nënshkruar nga ana e UNMIK-ut, e jo nga Republika e Kosovës.

Deri te Oda Ekonomike e Maqedonisë deri tani kanë arritur reagime nga kompanitë “Vitaminka”, “Evropa” dhe kompani të tjera të Maqedonisë sa i përket masës së vendosur nga Kosova, ndërsa Oda, siç theksoi Nuri është në kontakt të vazhdueshëm me Odën Ekonomike të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes për problemin.

Vitin e kaluar shkëmbimi i përgjithshëm tregtar i Maqedonisë me Kosovën ka qenë 421 miolionë dollarë, nga të cilat 392 milionë kanë qenë eksport, ndërsa 29 milionë import. Në tetë muajt e parë të këtij viti, shkëmbimi është 145 milionë dollarë, nga të cilat 132 milionë eksport, ndërsa 14 milionë import.

Në Kosovë më shumë eksportojmë çimento, ilaçe, derivate të naftës, prodhime të çelikut dhe të hekurit, cigare, prodhime të furrave, pije, fruta dhe perime, ndërsa më shumë importojmë mbetje të çelikut, pllaka të plastikës, bitumen, asfalt dhe gypa salduese. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button