Studeniçan, pastrohen kanalet dhe varrezat

Ndërmarrja Komunale Publike (N.K.P) “Studeniçani” pranë Komunës së Studeniçanit ka përfunduar me sukses aksionin për pastrimin e varrezave në fshatin Moranë dhe kanaleve në fshatin Studeniçan.

“Para se të fillojnë rreshjet e shiut dhe dëborës, kanë filluar aksionet për pastrimin e kanaleve të cilat janë mjaftë të rëndësishëm për të larguar ujin që grumbullohet në to. Në këtë mënyrë ju shmangemi dëmëve të kësaj natyre”, thotë Sami Rushidi, drejtor i N.K.P. “Studeniçani”.


Tërësisht janë pastruar varrezat myslimane në fshatin Moranë, ku është bërë edhe ngjyrosja e rrethojës së varrezave.

Lajme të ngjashme

Back to top button