Shqipëri, deputetët e rinj u betuan

Kuvendi ka nisur sot seancën e dytë plenare pas asaj të një dite më parë. Edhe seanca e sotme është drejtuar nga Namik Dokle. Komisioni i verikimit të mandateve ka shpallur konkluzionet.

Raporti u lexua nga deputeti socialist Armando Subashi, i cili ne fund deklaroi se pas verifikimit, komisioni arriti ne perfundimin se mandatet e 140 deputeteve jane te vlefshme.

“KQZ mbi bazen e rezultatit te votimit per cdo zone zgjedhore ka perllogaritur shpendarjen e mandateve, qe iu paraqiten Kolegjit Zgjedhor. Ky i fundit llogariti shpendarjen e mandateve dhe kandidatet fitues per cdo parti politike. KQZ ka marre vendimin perfundimtar per shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve, qe perfshin votat, mandatet dhe listen e deputeteve”- tha ai, duke iu referuar konkluzioneve te raportit.

Deputetët e rinj pritet të bëjnë sot betimin. Në seancën që pritet të nisin në ora 11:00 do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, që sikundër është bërë e ditur tashmë, do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Dje Kuvendi celi punimet e seancës së parë të legjislativit të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button