Grekët vetëvriten shkaku i krizës

Kriza e tejzgjatur ekonomike në Greqi ka shkaktuar rritje të numrit të vetëvrasjeve. 

Sipas Autoritetit të Statistikave, ELSTAT, norma e rritjes së vetëvrasjeve të raportuara në një vit është 26.5%, ndërsa krahasuar me vitin 2007, para fillimit të krizës është rritur 43%. 

Konkretisht, në vitin 2007 ka pasur 328 vetëvrasje, ndërsa në vitin 2011 ka pasur 477 vetëvrasje. 

Sipas OJQ-ve greke, vlerësohet se në fakt, vetëvrasjet janë shumë më tepër se ato të regjistruara. 

Rajoni me normën më të lartë të vetëvrasjeve është Kreta, ku në vitin 2011 ka pasur 37 vetëvrasje, 49 vetëvrasje në vitin 2012 dhe në vitin 2013, deri në muajin gusht 34 të tilla. 

Sipas të dhënave, personat më të prirur për vetëvrasje janë të papunët, të vetëpunësuarit dhe pensionistët dhe si shkaqe për vendimin ekstrem dominojnë problemet sociale dhe ekonomike

Lajme të ngjashme

Back to top button