‘Vjehrra’ nuk e deshi Afërditën

Fotot të cilat qarkulluan më shumë nëpër “Facebook”-un e Afërditës sesa të Shpatit, ku duket qartë se modelja është afruar sërish me këngëtarin nga Maqedonia, vazhdojnë të mbajnë ende një pikëpyetje të madhe. Gazeta jonë kontaktoi me Afërditën, por ajo nuk na dha ndonjë shpjegim për për këtë rilidhje të saj me këngëtarin.

Ndërkohë, në rrjetet sociale ajo mohoi të jetë rikthyer me Shpatin. E gjithë kjo duket pak si një situatë e çuditshme, ndërkohë që disa miq të afërt të Shpatit na kanë rrëfyer se çifti është ribashkuar, por mamaja e Shpatit nuk është dakord, dhe nuk duhet të marrë vesh për këtë ribashkim të tyre.

E, për këtë arsye, këngëtari nuk ka dashur shumë të flasë apo ta shpallë se janë sërish me Afërditën. Ndërkohë edhe Afërdita nuk ka dashur të shkojë kundër dëshirës së Shpatit dhe ka thënë se lajmi i ribashkimit nuk është i vërtetë.

Gjithsesi, ne urojmë që gjithçka të shkojë mirë për ta, pasi së bashku ata janë cilësuar shpeshherë si një nga çiftet më të bukura të skenës shqiptare. Ndërsa Afërdita momentalisht po qëndron në Turqi, me një projket të radhës në modelim.

Lajme të ngjashme

Back to top button