5 stadiumet me atmosferë më të zjarrtë në Serie A

Teksa Kampionati i Serie A gjatë javës së ardhshme do të na sjellë derbin e madh, ndërmjet Interit dhe Juventusit, ne kemi bërë një ‘përgatitje’ të vogël para këtij derbi, duke sjellë emrat e pesë stadiumeve ku mbizotëron një atmosferë tejet e madhe.

Stadio Luigi Ferraris

Vendi: Genoa
Klubet vendase: Genoa, Sampdoria
I hapur: 1911 (Rinovuar 1990)
Kapaciteti: 36.599

Stadiumi më i vjetër i kësaj liste, në disa vitet e fundit ka qenë mjaftë i qetë. Sidoqoftë, ky është njëri ndër stadiumet më të zhurshme të Italisë, pasi kur luan sidomos Sampdoria, atmosfera është tejet impozante. Ky klub më herët ka qenë kandidat për tu future në Ligë të Kampionëve, dhe fansat nuk ndaleshin fare.

Stadio Olimpico

Vendi: Romë
Klubet vendase: Lazio, Roma
I hapur: 1953 (Rinovuar 1990)
Kapaciteti: 72.698

Stadio Olimpico njihet si njëri ndër stadiumet më të adh në Itali. Këtu luhet dhe derbi i njohur ndërmjet Romës dhe Lazios, teksa në këtë takim, tifozeria bën një spektakël të vërtetë, i cili shpeshherë ka marrë dhe famë të keqe. GJithashti në këtë stadium, shumë shpesh luan edhe kombëtarja e Italisë.

Stadio San Paolo

Vendi: Napoli
Klubet vendase: Napoli
I hapuar: 1959 (Rinovuar 1990)
Kapaciteti: 60.240

Stadiumi më i modernizuar para vitit 1980, njihet në ditën e sotme si njëri ndër stadimet më impozante të Serie A. Napoli çdo herë ka pasur fansa të flaktë që nga koha e Diego Maradonës. Stadiumi u shkatërruar në luftën e dytë botëror, teksa ndeshja e parë pas ndërtimit prej fillimit, ishte fitorja 2-1 që do të mbahet mend nga çdo fans Napolitan. Ky stadium ka filluar të marrë emër të madh në tre vitet e fundit, i njohur si epoka ‘Mazzarri/Cavani’.

Juventus Stadium

Vendi: Torino
Klubet vendase: Juventusi
I hapur: 2011
Kapaciteti: 41.000

Vendi i ri i Andrea Agnellit ndoshta ka revolucionarizuar stadiumet sesi luajnë italianët. Juventus Stadium është njëri ndër stadiumet më modern në botë, i cili ka një komoditet tejet të lartë për fansat. Ata kanë përmirësuar transportin e publikut dhe mënyrën sesi të futen në stadium. Juventus Stadium u ndërtuar duke u bazuar në shumë gjëra te stadium i Chelseat, Stamford Bridge ose i Bayernit, Allianz Arena. Tashmë në këtë stadium është duke u krijuar një atmosferë tejet e madhe, dhe duke marrë parasysh që ai nuk është shumë i madh, në çdo ndeshje është i stërmbushur nga fansat. Largësia e ulëses së parë të fansave nuk është largë fushës, dhe kjo e bën tejet inkandeshent këtë stadium.

San Siro

Vendi: Milan
Klubet vendase: Milan, Inter
I hapur: 1926 (Rinovuar 1939)
Kapaciteti: 80.018

I njohur zyrtarisht si Giuseppe Meazza, San Siro është stadium më i madh në Itali dhe simboli i ndeshjeve italiane. Përveç se në këtë stadium zhvillohet derbi i njohur ndërmjet Interit dhe Milanit, ai është përdorur disa herë nga kombëtarja e Italisë, sidomos në ka qenë pritës i 2 Kupave të Botës. Ulëset e fansave janë të ngritura shumë lartë, për shkak të sigurisë, pasi dihet se këta fansa janë tejet të zjarrtë dhe shpesh herë krijojnë gjëra të pahijshme. Stadiumi ka pritur ndeshjet e Kampionateve Botërore të vitit 1934 dhe 1990 duke mos harruar edhe Kampionatin Eurpian 1980. Ky stadium gjithashtu ka pritur edhe tre finale të Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, më e rëndësishmja e këtij stadium është ‘Derbi della Madoninna’./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button