Roma barazon, Juventusi shkëputet
Skuadra nënkampione e futbollit italian, Roma, nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim kundër Fiorentinës.
Sfida e zhvilluar në Firencë ishte e balancuar dhe në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë.
Ishte Mario Gomez ai i cili kaloi vendasit në epërsi në minutën 19’, para se Adem Ljajiç të barazonte shifrat në minutën 49’.
Roma tani ka 42 pikë në pozitën e dytë në renditje, përderisa Fiorentina është e gjashta me 31.