Futbollisti serb i Serie A pozitiv me koronavirus
Fiorentina ka konfirmuar se futbollisti i saj Dushan Vllahoviq ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sulmuesi serb, 20 vjeçar, është futbollisti i shtatë në Seria A që ka rezultuar pozitiv, transmeton Koha.net.
“Fiorentina mund të konfirmojë se Dushan Vlahoviq ka testuar pozitiv me Covid-19. Ai është në shtëpi dhe momentalisht nuk ka ndonjë simptomë. Klubi është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të izolimit sipas rregulloreve, duke filluar nga identifikimi i të gjithë personave që kanë pasur kontakt me lojtarin”, thuhet në konfirmimin e Fiorentinës.
Deri më tani janë konfirmuar 5 futbollistë të Sampdorias dhe një i Juventusit me koronavirus.